Eliza Hoxha lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim

18 janar 11:40

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Kjo ka ndodhur pas përplasjes me kryetarin e këtij komisioni, deputetin e LV-së,  Ardian Gola.

Hoxhaj e ka lëshuar mbledhjen pasi Gola kërkoi nga ajo që të fokusohet te çështja për të cilën ishin mbledhur.

“Mos e konsumojë kohën për me na zhvendos komplet temën për çka jemi mbledhur këtu, pra projektligji për agjencinë e akreditimit dhe ta orientojmë komplet debatin në këtë projektligj. Çështjet që kanë të bëjnë më KSHC-në janë çështje tjera”, ka deklaruar Gola.

Ky deklarim ka nervozuar deputet e PDK-së.  “Nëse nuk ka mundësi në këso lloj atakimesh të diskutohet me dashamirësi për sfidat që i kemi në proces, pozitë e opozitë, për institucionet publike dhe private në cilësinë e arsimit, atëherë urdhëroni, e keni kohën e duhur dhe të mjaftueshme të bëni çfarë të doni”, ka deklaruar ajo, duke dalë nga salla e mbledhjes.

Pas kësaj, mbledhja përfundoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonte ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovaciinit, Arbëri Nagavci.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti ka zbuluar…