Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 në Gjermani

15 shtator 2020 | 08:29

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u shënua vetëm një viktimë. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 362, shkruan “The Guardian”, transmeton “Express”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1 407 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 261 762. Një ditë më parë u shënuan 927 raste. Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parashikim pesimist nga themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, lidhur me…