Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

13 nëntor 2018 | 11:26

Edhe 13 trupa të pajetë janë gjetur në Kaliforni, duke çuar në 42 numrin e të vdekurve nga zjarret në këtë shtet amerikan.

Trupat janë gjetur në dhe përreth qytetit të prekur më së keqi, Paradise.

Së paku 228 njerëz figurojnë të zhdukur, derisa zjarret vazhdojnë të përhapen, ka thënë sherifi i qarkut, Kory Honea.

Rreth 7 200 struktura janë shkatërruar, ndërsa rreth 250 000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre në të gjithë shtetin.

Zjarret janë përshkruar si më të këqijat në historinë e Kalifornisë.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi i “lordit të drogës”, “El Chapo” do të fillojë…