Rritet numri me të infektuar, 104 raste të reja me Covid-19

16 tetor 2020 | 15:10

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me Covid-19 (dy raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 652 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rëndësia e përgjegjësisë sociale korporative (CSR) është shtuar sidomos pas…