Rritet vlera e Euros, afër barazimit me frangun

27 tetor 2022 | 10:01

Frangu zviceran po tregtohet sot për herë të parë pas shumë muajve me 0.99 franga në raport me 1 euro, shkruan albinfo.ch.

Vlera e frangut zviceran po mbetet e qëndrueshme pak më lart barazisë me euron.

Në javët e kaluara, monedha e euros ra në 0.95305 franga, vlera më e ulët e euros në historinë e saj 20-vjeçare.

Ndërkohë sot euro ka shënuar rritje të vlerës së saj karshi dollarit dhe frangut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Shtime, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit…