Shkollat e Shtimes mbushen me policë, nxënësve u ligjërohet për ngacmimet seksuale

27 tetor 2022 | 08:53

Policia në Shtime, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijësimit të nxënësve për dukuritë negative,  ka realizuar  ligjërata me nxënës të klasave të 7-ta, 8-ta dhe nxënësit e klasave të 9-ta, në pesë shkollat e mesme të ulëta në Shtime.

Këto ligjërata u mbajtën në shkollat e fshatrave Carralevë dhe Zborc ‘’Abdullah Shabani’’, në shkollën e fshatit Pjetrshticë ’’Idriz Ajeti’’ dhe në shkollën e fshatit Muzeqinë ‘’Lasgush Poradeci’’, me temë ‘’ Parandalimi i ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore’’.

Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të Policisë Rajonale, e cila ka për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e ngacmimeve seksuale.

Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale , masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe  për pasojat që shkakton kjo dukuri, thuhet në komunikatën e Policisë për medie, përcjell arbresh.info.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpenzimet e larta për energjinë të shkaktuara nga faktorë të…