LAMTUMIRË AKADEMIK REXHEP QOSJA – MENDJA E NDRITUR E KOMBIT
Ismet Sylejmani
Lajmi se të është ndalur së rrahuri zemra jote është lajm i hidhur, pikëllues e tronditës!
Lamtumirë, Akademik REXHEP QOSJA!
Lamtumirë, shqiptari i madh e mendja e ndritur e Kombit tonë!
Lamtumirë, mbrojtësi i pakompromis i çështjes shqiptare në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë dhe të pavarur nga Serbia pushtuese!
Nderim përgjithmonë emri i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit tonë — REXHEP QOSJA!
Ti ishe zëri i ndërgjegjes kombëtare, ishe pena që nuk heshti kurrë dhe qendrimi e mendimi heroik, që sfidoi kohët më të vështira!
Me guximin e jashtëzakonshëm intelektual dhe qëndrimin e palëkundur, mbrojte të vërtetën historike, identitetin dhe dinjitetin e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi por edhe të shqiptarëve kudo që jetojnë!
Veprat Tua do të mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë, ndërsa fjala jote do të vazhdojë të frymëzojë dashurinë absolute për popullin, Atdheun dhe Kombin!
Dhimbja është e madhe, por krenaria që patëm një mendje të tillë është edhe më e madhe!
Prehu në paqe, Akademik REXHEP QOSJA!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës Tënde të pavdkeshme!
Prishtinë, 23 Prill 2026!



