Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullahut

22 prill 2026 | 21:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të drejtores së ndjerë të Arsimit në komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu, e cila vdiq sot si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve në komunë dhe qytetarëve të Shtimes, kryeministri Kurti e kujtoi atë si dashamirëse me secilin, aktiviste të mençur dhe të palodhshme.

Kryeministri theksoi se që kur e njohu Yllka Fejzullahun ajo nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe vepruari pa e kursyer vetën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në angazhimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, në shoqëri dhe në institucione.

Ai theksoi se vdekja e saj përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë vendin.

Yllka Fezjullahu ka qenë kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosjen, ndërsa në të kaluarën ka shërbyer edhe si këshilltare e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe asambliste në komunën e Shtimes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-oligarku moldav, Vlad Plahotniuc, është dënuar me 19 vjet burg…