Rritet zemërimi, Pfizer përgjysmon dërgesat e vaksinave në disa vende të BE-së

21 janar 2021 | 22:06

Vendimi i Pfizer për të ulur numrin e vaksinave të koronavirusit deri në 50% këtë javë, për disa vende të BE po shkakton shqetësim dhe zemërim.

Rumania do të marrë 50% të vëllimit të planifikuar këtë javë, pjesa tjetër do të shpërndahet gradualisht deri në fund të marsit.

Një situatë e ngjashme është edhe në Poloni, e cila mori 176,000 doza të hënën, një ulje prej rreth 50% nga shuma e pritur.

Industria farmaceutike e SHBA i ka thënë Bullgarisë dhe Polonisë se ajo do të zëvendësojë dozat e humbura.

Ndërsa qeveritë në rajon po përpiqen të menaxhojnë shkurtimet e papritura, zyrtarët thonë se kjo po minon përpjekjet e tyre për të vaksinuar qytetarët e tyre dhe për të zbutur pandeminë që ka vrarë më shumë se 2 milion njerëz.

Dje, Italia kërcënoi të merrte masa ligjore kundër Pfizer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar Qeverinë Hoti ka…