Rritja e çmimeve, Haradinaj thotë se Kurti duhet të shkojë në burg
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur të hynte në burg, për shkak se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të tejkaluar krizën e rritjes së çmimeve.
Haradinaj është shprehur para deputetëve se Albin Kurti me stafin e qeverisë janë befasuar me çmimet në rritje, ndaj për t’u mbuluar nga dështimet ka nisur aksionin për t’i “çuar do në burg”.
“Merreni më mend, ju jeni befasuar se ju kanë rritet çmimet në vendin e juaj. E keni gjet litrin e vajit 3.49 në shtetin ku udhëheq ti. E pastaj me e mbuluar atë marre, je ka i ndjek do, me i çuar në burg. Besomëni para se me i ndjek ata është dashtë me hy në burg kryeministri, sepse asnjë veprim se ke marrë me tejkaluar këtë krizë”, ka thënë Haradinaj.



