Rritja e çmimeve, LDK-ja kërkon debat parlamentar

13 qershor 2022 | 14:17

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën lidhur me masat që duhet të ndërmerren për t’i ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale

Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Kemi kërkuar debat parlamentar lidhur me ngritjen e çmimeve dhe masat urgjente që duhet të merren. Kemi propozuar edhe rezolutë. Kërkuam që ky debat të mbahet këtë të enjte, por partia në pushtet insistoi që agjenda është shumë e ngarkuar dhe mbetet për të enjten e ardhshme”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…