Rritja e çmimeve të naftës kërcënon presidencën e Joe Biden

18 shtator 2023 | 15:11

Çmimet e naftës pritet të shkojnë 100 dollarë për fuçi këtë muaj për herë të parë në vitin 2023, pas rritjes me pothuajse 30% që nga qershori.

Ndërsa çmimet mbeten më të ulëta se në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës,  mund të përfundojë të jetë një faktor kyç në mënyrën se si do të luhaten zgjedhjet në SHBA vitin e ardhshëm.

Një pjesë e arsyes për çmimet më të larta të naftës është kërkesa e lartë. Pavarësisht se pjesa më e madhe e ekonomisë botërore punon me norma të larta interesi dhe rritje të ulët, duket se ka kërkesë të mjaftueshme konsumatore për të mbajtur të shtrënguar tregjet e naftës.

Por një shkak më domethënës është vendimi i përbashkët i Arabisë Saudite dhe Rusisë për të tentuar të çojnë naftën në 100 dollarë për fuçi.

Në mënyrë tipike, presidentët amerikanë që përballen me rizgjedhjen do të përdorin marrëdhëniet SHBA-Saudite për të ulur çmimet. Studimet tregojnë se çmimet e larta të benzinës kanë efekte të rëndësishme në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në zonat ku njerëzit janë shumë të varur nga udhëtimi me makinë.

Pra, nuk duhet të jetë befasi që presidentët amerikanë përpiqen të ndikojnë në Riad për të ulur çmimet, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.

Gjatë zgjedhjeve në nëntor 2012, çmimet e naftës ranë në rreth 86 dollarë për fuçi,  një shumë larg nga 103 dollarë për fuçi në prill të atij viti. Dy javë pas zgjedhjeve afatmesme të 2018-ës, presidenti i atëhershëm Trump shkroi një postim në Twitter duke falënderuar sauditët për uljen e çmimit të naftës.

Por nën administratën e Bidenit, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite kanë arritur një nivel më të ulët historik, i cili është përkeqësuar më tej nga vendimi i Mohammed bin Salman për t’u bashkuar me aleancën Brics + këtë verë.

Shtojini kësaj perspektivën e një recesioni global të afërt, dhe fillon të ketë kuptim pse OPEC do të dëshironte të rriste çmimet e naftës përpara se ato të shembeshin.

Megjithatë, është e vështirë të mos mendohet se ka gjithashtu një komponent politik në vendimin mes dy vendeve.

Vladimir Putin e cilëson më shumë një aleat Trump sesa presidentin aktual. Nëse republikani mund t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë “brenda 24 orëve” (siç ka pretenduar ai ) është e diskutueshme, por duket se rusët do të preferonin një president që është i hapur për negociata sesa një që është plotësisht i mbyllur ndaj tij.

Motivet e mundshme politike saudite janë më të vështira për t’u dalluar, por është e pamohueshme që, nën administratën Trump, marrëdhëniet ishin shumë më të mira. Ndërsa është e mundur që sauditët do të preferonin ta kishin atë në detyrë, vendimi i Riadit për t’u bashkuar me Brics+ sugjeron se mbretëria mund të largohet krejtësisht nga Uashingtoni.

Ndoshta ata duan të përpiqen të luajnë me të dyja palët dhe mendojnë se një presidencë tjetër e Trump do t’i lejonte ta bëjnë këtë.

Sido që të jenë motivet, megjithatë, ka pak dyshim se këto veprime do të kenë një ndikim të madh në zgjedhjet e ardhshme. Dhe me rezervën strategjike të naftës të Amerikës në nivelin më të ulët që nga viti 1983, duket se atyre nuk u kanë mbetur shumë letra për të luajtur.

Të dhënat e fundit të inflacionit tregojnë gjithashtu një rritje për shkak të rritjes së çmimit të naftës, duke rritur perspektivën e normave edhe më të larta të interesit përpara zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale, e ka…