Rritje e madhe votash për Kujtim Gashin – bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

03 janar 2026 | 19:10

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gashi ka marrë gjithsej 26,375 vota, duke shënuar një rritje prej 9,401 votash krahasuar me rezultatin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit 2026. Ky rezultat e rendit atë në vendin e 12-të në listën e PDK-së sipas numrit të votave të fituara.

Suksesi i tij vjen pas angazhimit të vazhdueshëm politik dhe organizativ, ku ai u dëshmua edhe si një nga organizatorët kryesorë të fitores së PDK-së në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prizrenit. Me këtë rezultat, Gashi shënon një tjetër arritje në karrierën e tij politike, duke u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, PDK ka siguruar gjithsej 23 ulëse në Kuvend, prej të cilave 16 janë burra dhe 7 gra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se pasditen e sotme…