Rrjeti i Grave të Kosovës për përdhunimin e 13-vjeçares: Dënim maksimal për dhunuesit

12 mars 2024 | 16:43

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares nga Peja, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

RrGK-ja kanë kërkuar dënim maksimal për dhunuesit dhe reagimi institucional e shoqëror për këtë rast.

“Gjithnjë duke pasur për bazë raportimet nga mediat, të dy të dyshuarit tashmë janë vënë në pranga nga policia. RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar”, është thënë në reagimin e RRGK-së.

Reagimi i plotë:

REAGIM: RrGK kërkon qasje të drejtë të zbardhjes së përdhunimit të 13-vjeçares dhe dënim maksimal për dhunuesit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon reagim institucional dhe reagim shoqëror lidhur me rastin e 13 vjeçares nga Peja e cila u raportua e zhdukur, e për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore.

Gjithnjë duke pasur për bazë raportimet nga mediat, të dy të dyshuarit tashmë janë vënë në pranga nga policia. RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

Përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore.

RrGK do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore. RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke përgatitur paketën…