Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë për popullin kurd

19 tetor 2019 | 13:59

Në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, konkretisht para Teatrit Kombëtar është mbajtur protesta me moton #RiseUp4Rojava, që ka për qëllim solidarizimin me popullin kurd.

Me këtë protestë të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës edhe vendi ynë i bashkohet mbështetjes për popullin kurd që sipas organizatorëve po përjeton gjenocid.

Kjo ngjarje po mbahet si rezultat i veprimeve të Turqisë qe ka ndërmarrë një sulm fillimisht ajror dhe me pas edhe me ushtrinë dhe forcat tokësore në verilindje të Sirisë, ku ka hapur luftë ndaj popullatës kurde atje./klankosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka bërë një kontrollë…