Rrjeti kroat i supermarketeve “Konzum” tërheq Munchmallow nga raftet e shitjes

09 tetor 2023 | 17:03

Rrjeti kroat i supermarketeve Konzum ka njoftuar se po tërheq nga raftet e dyqaneve produktet Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g.

Siç shkruajnë mediat kroate prodhuesi është Jaffa d.o.o. Crvenka nga Republika e Serbisë.

Sipas shpjegimit zyrtar arsyeja kryesore e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit.

Konzum kërkoi nga klientët që të kontrollojnë nëse e kanë blerë produktin e përmendur, pra ta sjellin në dyqanin më të afërt të Konzum, ku do t’u kthehen para.

Kohë më parë Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 10.10.2023 Punime në…