Rrokulliset me traktor, vdes një person në Pejë

12 nëntor 2021 | 20:16

Një person ka vdekur pas rrokullisjes me traktor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malaj-Rugovë të Pejës në mbrëmje e së premtes.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:20, policia është informuar se në fshatin Malaj-Rugovë, ka ndodhur një rast, një person është rrokullisur me traktor. Njësitet kompetente kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ambulanca nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 200 mijë euro janë shpenzuar për renovimin dhe blerjen…