Rrotullohet një veturë me targa të Gjermanisë në Prishtinë

28 dhjetor 2022 | 00:19

Në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku një veturë është rrotulluar.

Siç bëhet e ditur një veturë me targa të Gjermanisë ka pësuar një aksident. Në vendngjarje kanë arritur ekipet e ndihmës së parë dhe Policia e Kosovës.

Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.…