Rruga në qendër të Skenderajt merr pamje të re

16 qershor 2019 | 20:17

Shumë biznese dhe lokale afër rrugës “Ilaz Kodra”, në Skenderaj tashmë do të kenë mundësinë që të punojnë më lirshëm, kjo pasi komuna ka asfaltuar këtë segment rrugor që lidh qendrën e qytetit.

Zëdhënësja e komunës së Skenderajt, Valentina Hylenaj, ka deklaruar për “KP”, se rregullimi i kësaj rruge ka qenë i një rëndësi të veçantë, pasi është në qendër dhe e lidh disa segmente të qytetit.

Ajo shprehu kritika për qeverisjen e kaluar, që sipas saj e ka lënë në gjendje të mjerueshme këtë rrugë për shumë vite.

Me ardhjen e kryetarit Bekim Jashari, zëdhënësja Hylenaj thotë se ka ndryshuar gjendja infrastrukturore si në rrugë lokale, ashtu dhe në fshatra. Qytetari Demir Asllani tha për “KP”, se rregullimi i kësaj rruge ka qenë i stërzgjatur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është mposhtur thellë nga Gjermania në kualifikimet për Euro…