Rruga që i lidh fshatrat e Artakollit me Vushtrrinë përfundon këtë vit, janë ndarë 1.3 milion euro

09 janar 2019 | 13:19

Rruga Regjionale R220, Prilluzhë-Bukosh në Komunën e Vushtrrisë, e gjatë 18 kilometra dhe e cila lidhë shumë fshatra të Artakollit me qytetin e Vushtrrisë kishte mbetur në gjysmë në mungesë të buxhetit.

Për këtë shkak për shumë kohë kjo rrugë kishte mbetur vetëm më zhavorr dhe pluhur. Por vështirësitë e banorëve të këtyre fshatrave për të lëvizur do të përfundojnë këtë vit pasi buxheti është ndarë për këtë rrugë.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë se Rruga Prilluzhë-Bukosh ka qenë projekt tre vjeçar dhe në mungesë buxheti ka mbetu pa u përfunduar.

Ai ka bërë të ditur se fillimisht janë ndarë 400 mijë euro dhe me kërkesa shtesë për buxhet janë shtuar edhe 250 mijë euro, por të cilat nuk kanë mjaftuar.
“Për vitin 2019 rruga Prilluzhë-Bukosh do të përfundojë pasi janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro për përfundimin e saj. Kjo rrugë është jetike për banorët e asaj ane, sepse i lidhë shumë fshatra. Me e përfundimin e saj banorët do të kenë qasje më të mirë dhe lëvizje më të lehtë gjatë punës së tyre”, ka premtuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për “Telegraf”-in.
Për mos shtrimin e rrugës banorët e këtyre fshatrave kishin protestuar duke bllokuar magjistralen Prishtinë-Vushtrri në fshatin Pestovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar…