Rrugëtimin tim për Prishtinën e kam nis bashkë me Uran Ismailin

24 shtator 2021 | 16:35

Besfort Ahmeti, është kandidat për asamble komunale në kryeqytet. Besforti është kandidat në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prishtinë. Besforti në këtë listë mbanë numrin 25 ndërsa PDK-ja numrin 177.

Besfort Ahmeti është doktorant në Universitetin e Lubjanës. Ai është ligjërues universitar dhe konsulent biznesor. Si punë vullnetare Besforti shërben si koordinator për gjuhën shqipe në platformën edukative “Coursera” dhe është themelues i iniciativës “Veçantë” që synon të përkrahë njerëzit me aftësi të kufizuara

Postimi i plotë i Besfort Ahmetit:

“E dashur shoqëri,

Po e ndaj me juve një lajm të gëzueshëm. Po e nisi një rrugëtim shumë interesant për mua, po kandidojë për asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ky rrugëtim nuk do të jetë i shkurtër e as i lehtë. Prandaj edhe jam siguru me u pajis me pajisjet e nevojshme. Çantën e kam mbushur

– me dashni për Prishtinën, e cila më ka përcjellë në hapat më të rëndësishëm të jetës sime

– me përgjegjësi e përkushtim për t’i shërby Prishtinës me zell

– me zë kumbues, që të jem jehonë e preokupimeve të bashkëqytetarëve

Kam lanë vend të bollshëm në çantë për problemet që i ka Prishtina, të cilat po i mbledh në ndalesat që po i bëj me bashkëqytetarë. Nëse keni ndonjë shqetësim për Prishtinën e që mendoni që ka vend në çantën time, me kënaqësi ju takoj për t’i futur ato bashkë në çantë.

Më nevojitet besimi, përkrahja juaj dhe të më bashkoheni në këtë rrugëtim.

Prishtina na Bashkon!”, ka shkruar Ahmeti.

Po ashtu kandidati për asamble nga radhët e PDK-së, Besfort Ahmeti ka thënë se e ka nisë rrugëtimin e tij me Uran Ismailin i cili ka energji të mjaftueshme me punuar për Prishtinën.

“Energjia dhe vullneti i Uranit për me punu për Prishtinën janë të pakrahasueshme.

Faleminderit Uran që më ke besu të rrugëtojmë bashkë. Sado e rëndë qe të më bahet çanta, e di që kemi me e bartë bashkë.”

#prishtinanabashkon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare di si të jetë në qendër të vëmendjes…