Rrustemi i LV-së: S’janë shteruar bisedimet për presidentin

23 mars 2026 | 15:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të shmangen nëse partitë politike gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri.

Rrustemi ka thënë se LV-ja është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato janë të pashmangshme.

“Nuk janë shteruar për shkak se koha ka qenë shumë e shkurtër. Çështja është te vullneti. Nëse partitë politike kanë vullnet për t’i dhënë vendit një president dhe për t’iu shmangur zgjedhjeve, kjo është e mundur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Rrustemi për “RTV21”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)…