Ruçi me ambasadoren e Kubës: Ka ardhur koha ta njihni Kosovën

25 tetor 2020 | 14:07

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur të takim ambasadoren e Kubës, Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Ruçi gjatë këtij takimi ka theksuar interesin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kërkuar gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe ta njohë Republikën e Kosovës si dhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian ka shprehur dëshirën e qeverisë së Kubës për zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe ka premtuar mbështetjen e vendit të vet për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosovës do t’ia paraqesë qeverisë së Kubës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket po relaksohet këtë…