Rugova: Istogu gjithmonë lufton për trofe

25 prill 2024 | 11:48

Turneu final i Kupës zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Pejë. KHF Istogu është fitues në fuqi, ndërsa në gjysmëfinale përballet me Vushtrrinë.

Kapitenia e Istogut, Albina Rugova e vlerëson lartë turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll. Rugova ka udhëhequr Istogun drejt shumë trofeve, ndërsa synon që me skuadrën ta fitojë edhe Kupën e Kosovës për edicionin 2023/2024.

“Final 4 gjithmonë sjellë atmosferë të veçantë. Të gjitha skuadrat e synojnë trofeun e Kupës së Kosovës. Dihet që Istogu gjithmonë lufton për trofe. Kemi tejkaluar disa probleme të vogla me lëndime. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Me përkrahjen edhe të publikut istogas, synojmë trofeun e gjashtë me radhë të Kupës së Kosovës. Prej një turne shumë interesant po ashtu. Të gjitha skuadrat pretendente kanë lojtare cilësore. Na presin ndeshje të vështira e gjithsesi cilësore. Istogu në Pejë luan si në shtëpi të vet dhe kjo pres të jetë përparësi për ne”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje të luajtura në çerekfinalet e “play-off”-it në NBA,…