Rugova: Prishtina, me meritë e para

27 dhjetor 2019 | 11:19

Viti 2019 ishte shumë i suksesshëm për Klubin e Sigal Prishtinës. Bardhekaltrit fituan titullin, Kupën dhe Superkupën, si dhe arritën deri në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup.

Gjithashtu, prishtinasit u shpallën kampionë vjeshtorë në Superligën e Kosovës në basketboll. Prishtina nga 16 ndeshje, kishte 13 fitore dhe tri humbje.

Qendra e Sigal Prishtinës, Fisnik Rugova, ka folur për pjesën vjeshtore të kampionatit. “Stinori vjeshtor ka qenë shumë i vështirë sepse, siç dihet, kemi pasur largime të shumta të lojtarëve pas eliminimit nga FIBA Europe Cup. Megjithatë, në kampionat kemi vazhduar me lojëra të mira dhe me plot meritë jemi në vendin e parë”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së. Sigal Prishtina e përfundoi stinorin vjeshtor me 29 pikë, dy më shumë se Rahoveci dhe Bashkimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan i kompanisë kazake "Bek Air" është rrëzuar me…