Ruiz: Fury do ta mposhtë Joshuan

25 shkurt 2021 | 11:54

Andy Ruiz Jr, ish-kampion i botës në peshën e rëndë, mendon se Tyson Fury do ta fitojë duelin ndaj Anthony Joshuas, një sfidë që pritet të zhvillohet këtë verë dhe do t’i unifikojë titujt kampionë bote të këtij divizioni.

Sipas Ruizit, i cili i ka 33 fitore, 2 humbje në karrierë, Joshua nuk është përballur kurrë me një boksier me aftësitë e Fury dhe stili i tij i boksimit do t’i shkaktojë probleme në ring.

“Unë mendoj se do të jetë një sfidë interesante. Unë jam përballur dy herë me Joshuan (1 fitore, 1 humbje), por asnjëherë me Furyn. Tyson Fury ka një stil të çuditshëm boksimi. Është i gjatë dhe bokson lart. Unë e shoh atë fitues në këtë sfidë ndaj Joshuas”, ka thënë Ruiz.

“Joshua nuk më pëlqeu shumë në duelin ndaj Pulevit, ndaj mendoj se Fury fiton. Gjithsesi, në sport asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka do të varet edhe nga forma e Furyt. Fakt është që Joshua nuk është përballur me një boksier si Fury, që lëviz shumë në ring dhe bokson fort”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter…