Rukiqi: Ambienti politik do të ndikojë në klimën e biznesit

22 korrik 2019 | 12:30

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në konferencën e rregullt për medie, ka folur për ecuritë politike, të cilat sipas tij, do t’i atakojnë proceset ekonomike.

Rukiqi me theks të veçantë ka folur dhe për rrënimin e një pjesë të objektit të “Abi Çarshi”, në Prizren, për të cilën ka thënë se është në kundërshtim me ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe shembull i destimulimit të investitorëve të huaj.
Buqiki shprehu keqardhje për kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, lidhur me ftesën nga Gjykata Speciale.

“Nuk ka zhvillim politik që nuk ka ndikim në biznes. Shprehim keqardhje me rastin që i përsëritet kryeministrin Haradinaj. Kemi pas bashkëpunim të mirë me të si Odë dhe sidomos duke ditur që duhet me u ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare. Kemi arsye për shqetësimet tona. Gjykata Speciale pretendohet të vë drejtësi, por në rastin e Kosovës ka ndikim negativ. Siç e kanë shprehë ata që janë ftuar nga gjykata, secili nga ata do ta mbrojë në mënyrën më të mirë vendin dhe luftën e drejtë që e kemi pas ndër vite. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me pjesën e institucioneve që janë funksionale”, u shpreh ai.

Ai foli dhe për situatën e re politike, për të cilën tha se do të ndikojë në zhvillet ekonomike. “Shumë ligje kanë mbetur në procedurë dhe aktivitet të tjera që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë te bizneset. Kanë qenë ligjet më të rëndësishme tatimore në procedurë, ka pas shumë aktivitet sa i përket rregullimit në sektorin e energjisë, ka pasur aktivitet në sektorin e ndërtimit, kemi pas proces të avancimit ë çështjes publiko private, kemi pas fokus të madh në trajtimin e çështjes së informalitetit dhe ky zhvillim i ri politik do jetë një pauzë për të gjitha këto çështje”, ka deklaruar ai.

Ai foli dhe për Termocentralin “Kosova e re”. “Sa i përket ‘Kosovës së Re’ kemi një investitor, por parakusht është vendimmarrja me 2/3 e Kuvendit të Kosovës. Deri në përbërje të re të kuvendit nuk mund të presim vendimmarrje. A mund të ketë rrezik? Po mund të ketë edhe nga zotimet e qeverisë së re, por edhe nga investitorët ndërkombëtarë kërkojnë që projektet në ketë qeveri të vazhdojnë edhe me atë të re. Vendimmarrja është në parlament sigurisht që do të vonohet”, u shpreh ai.

/Epoka e re/ A.M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Qemail Elshani, i njohur si “Qema”, ka hedhur poshtë…