Rukiqi dhe Azesti zotohen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

03 shtator 2018 | 14:59

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azesti, kanë mbajtur një konferencë për media në fshatin Doganaj.

Ata njëzëri janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Maqedonisë.

Rukiqi dhe Azesti kanë pohuar se referendumi për emrin e Maqedonisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, janë disa nga pengesat që ekonomia nuk po ka prioritet në rajon.

Ata u kanë bërë thirrje qeverive të dyja vendeve që të mos bëhen pengesë për bizneset private.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se Maqedonia është një nga partnerët tregtar kryesor të vendit tonë, me të cilën nuk ka pasur ndonjë problem të natyrës së barrierave ekonomike.

Ai ka deklaruar se përfundimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, do të mundësojë  shtimin e bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azesti, ka pohuar se që takime të tilla të mbahen çdo muaj, pasi sipas tij bashkëpunimi regjional është bazament i përparimit të vendeve.

Ai ka premtuar se do ta paraqes si kërkesë pranë qeverisë maqedonase që punimet e autostradës Shkup-Prishtinë të kryhen sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës një i burgosur ka pësuar…