Rukiqi ia prezanton Kurtit prioritetet e OEK-ut

26 shkurt 2020 | 18:25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kanë diskutuar të mërkurën rreth bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për fuqizimin e dialogut publiko-privat në funksion të fuqizimit të sektorit privat.

Rukiqi ka prezantuar prioritetet e OEK-ut dhe kërkesat specifike të anëtarëve për temat: sundimi i ligjit, eksporti, investimet, oda dhe fuqizimi i rolit të odës, prodhimet vendore, informaliteti, edukimi dhe punësimi, politikat fiskale, prokurimi publik, marrëdhëniet tregtare rajonale dhe digjitalizimi.

Kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me OEK-un për avancimin e agjendës zhvillimore të vendit.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqatat Bujqësore të Kosovës, do të jenë partner kryesorë të…