Rumania nuk do të konkurrojë në Eurovision 2024

25 janar 2024 | 22:39

Rumania nuk do të konkurrojë në Eurovision Song Contest 2024, është konfirmuar të enjten në një deklaratë zyrtare të transmetuar në Televizionin Rumun (TVR).

Bordi i Drejtorëve të TVR-së ka votuar për miratimin e një buxheti të propozuar për aktivitetet e transmetuesit në vitin 2024, ku përfshiheshin edhe fondet e nevojshme që ky vend të konkurronte në Eurovizion këtë vit. Pesë nga anëtarët e Bordit kanë votuar pro, katër kundër dhe katër të tjerë abstenuan.

Si rezultat, TVR-ja nuk do të mund ta financojë pjesëmarrjen e Rumanisë në Eurovision që këtë vit do të mbahet në Malmo të Suedisë dhe për këtë shkak vendi është tërhequr nga konkurrimi këtë vit.

Deklarata zyrtare e TVR-së që konfirmon tërheqjen e Rumanisë nga Eurovisioni thekson se transmetuesi ka prioritete të tjera financiare për këtë vit, përfshirë transmetimin e Lojërave Olimpike Verore e investimin në seli të re.

Vitin e kaluar, Rumania shpenzoi mbi 380 mijë euro për pjesëmarrjen në Eurovision, i cili u mbajt në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo kosto përfshinte tarifën e pjesëmarrjes që të gjithë transmetuesit duhet t’i paguajnë Unionit Evropian të Transmeuesve (EBU) për të konkurruar, e cila ishte 180 mijë euro. Ndërsa, 200 mijë euro të tjera mbuluan shpenzime, si udhëtimi, akomodimi dhe paraqitja në skenë.

Rumania ka konkurruar në Eurovision Song Contest çdo vit që nga viti 2017. Gjatë pjesëmarrjes së fundit, Rumania arriti rezultatin më të keq ndonjëherë në këtë garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sot se për…