Rusët granatojnë një varkë që evakuonte qytetarët

11 qershor 2023 | 21:53

Tre civilë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën kur forcat ruse granatuan një varkë që evakuuonte qytetarët pas përmbytjeve në jug të Ukrainës.

Olexandr Prokudin, guvernator i rajonit Kherson të Ukrainës jugore, shkroi në Telegram se anija u godit derisa po i evakuonte njerëzit nga territori i pushtuar i qytetit të Khersonit.

Prokudin tha se dy nga civilët e plagosur ishin oficerë të zbatimit të ligjit, raporton skynews.

Zona është përmbytur si pasojë e shembjes së digës Kakhovka në fillim të kësaj jave.

Diga dhe hidrocentarli janë hedhur në erë nga forcat pushtuese ruse, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se…