Rusët hidhen “gabimisht” në erë nga artileria e vet

17 shtator 2023 | 09:24

Ushtria ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër në Andriivka.

Në një moment ukrainasit arritën t’i rrethojnë rusët e ata, kur e kuptuan se nuk kanë nga “t’ia mbanin”, nisën të dorëzohen.

Derisa rusët kishin hedhur armët dhe po dorëzoheshin, artileria ruse i hodhi në erë, sigurisht duke menduar se janë ukrainas ose s’ka dashur t’i lë të dorëzohen.

Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqet momenti kur ushtarët rusë hidhen në erë nga artileria që i godet derisa ata po dorëzoheshin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në qytetin…