Rusët po dorëzohen tani bashkë me autoblindat, çfarë po ndodh në jug?

06 tetor 2022 | 08:44

Lufta në Ukrainë është futur në një fazë vendimtare. Ukraina është duke vijuar në një ofensivë në veri-lindje të vendit duke rimarrë mbrapsht dhjetëra mijëra kilometra katrorë në Kharkiv dhe Luhanks.

Po ashtu, kundërofensiva vijon në jug me qëllim çlirimin e zonave në rajonet Mikolaiv dhe Kherson.

Mendohet se në këtë territor ndodhen të bllokuara 15 mijë trupa ruse bashkë me teknikën ushtarake.

Gjatë kundërofensivës vërehen edhe dorëzime të rusëve, siç është edhe rasti i mëposhtëm ku disa ushtarë shkojnë drejt ukrainasve me një blind sipër të cilit kanë vendosur një flamur të bardhë.

Pasi dorëzohen, ata ulen në tokë dhe kontrollohen nga ukrainasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vrasjes së Darya Dugina, vajzës së filozofit ultra-nacionalist rus…