Rusi: Gjykata Supreme e refuzoi ankesën e Navalnyt

27 janar 2018 | 14:27

Gjykata Supreme e Rusisë e ka refuzuar ankesën e liderit opozitar, Aleksei Navalny, me të cilën ai kërkoi që t’i lejohet kandidatura për zgjedhjet presidenciale në muajin mars, ka njoftuar dje kjo gjykatë.

Rival i përbetuar dhe për një kohë të gjatë i presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, zoti Navalny, që është edhe aktivist kundër korrupsionit, me këtë ankesë e ka shfrytëzuar mundësinë e apelit brenda sistemit të drejtësisë në Rusi.

“Më 22 janar, gjyqtari ka vendosur kundër dërgimit të apelit në dëgjim juridik”, i tha dje gjykata agjencisë së lajmeve Interfax.

Autoritetet zgjedhore ruse më herët patën vendosur që Navalny nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, pasi më parë ishte gjykuar për krime financiare, për të cilat ai ishte dënuar me kusht.

Aeksei Navalny thotë se rasti kundër tij ishte i fabrikur për ta ndëshkuar atë për aktivitetin e tij opozitar dhe për ta mbajtur larg zgjedhjeve.

Ai ka ftuar për bojkotim të zgjedhjeve dhe mbështetësit e tij planifikojnë protesta në gjithë vendin gjatë ditës së nesërme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wess Mitchell do të jetë ndihmës i sekretarit amerikan të…