Rusia aktivizon raketën që mund të arrijë për 10 minuta në Bruksel

19 mars 2022 | 19:23

Këtë të shtunë, raportohet se Rusia ka përdorur një armë hipersonike e quajtur Kinzhal duke e sulmuar Ukrainën.

Këtë armë, rusët e përdorën për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore, raketë kjo që ka një rreze veprimi rreth 2 mijë kilometra, shpejtësi maksimale deri në 12 mijë e 350 km/orë e me një peshë deri në 4 mijë e 300 kg.

Nëse ajo niset nga kufiri më perëndimor i Rusisë, me një rreze veprimi prej 2 mijë kilometra e me shpejtësi 12 mijë e 350 km/orë ajo mund të arrijë në qendrën e NATO-s, Brukselin, për më pak 10 minuta.

Një raketë Kinzhal, menjëherë pas nisjes mund të arrij një shpejtësi deri në 4 mijë e 900 km/orë, ku gjatë fluturimit ka një trajektore të çrregullt, e cila mund ta komplikojë detektimin nga radarët kundër-ajror.

Kanzhel-i rus, raketa supersonike ka një gjatësi prej 8 metrave ndërsa diametri i saj është një metër, por siç raporton Independent, rusët po bëjnë deklarata mashtruese rreth kësaj rakete, duke e quajtur si supersonike, sepse pothuajse të gjitha raketat balistike arrijnë shpejtësi deri në 5 Mach (6 mijë e 125 km/orë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Martesa simbolike" e  Silvio Berlusconit me parlamentaren Marta Fascina është…