Rusia e ka nën kontroll shumicën e Severodonetskut

15 qershor 2022 | 08:11

Rusia e ka nën kontroll pjesën më të madhe të Severodonetsk, pas një muaji luftimesh intensive, ka treguar Britania e Madhe të martën.

Megjithatë, forcat ukrainase po vazhdojnë të rezistojnë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se beteja për Severodonetsk do ta përcaktojë fatin e Lindjes së Ukrainës.

Rusia iu ka kërkuar ushtarëve ukrainas që të dorëzohen, raporton BBC.

Severodonetsk është qytet strategjik për avancimin e mëtutjeshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania janë zotuar se do ta furnizojnë Ukrainën me armë më të avancuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Susanne Sternthal Nikolai Patrushev, është një nga këshilltarët më…