Rusia e quan hap të rrezikshëm tërheqjen e ShBA-së nga pakti bërthamor

21 tetor 2018 | 16:39

Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqje nga traktati bërthamor.

Trumpi ka akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin bërthamor, sipas të cilit nuk lejohet përdorimi dhe transportimi i armëve raketore.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka quajtur këtë hap të rrezikshëm.

“Ky hap i rrezikshëm, do të provokojë pasoja shumë serioze”, ka thënë Rayabkov.

Ai ka thënë se traktati është i njohur për siguri ndërkombëtare dhe siguri në fushën e armëve bërthamore, për të mbajtur strategjinë e stabilitetit.

Rayabkov ka thënë se nëse ShBA-ja vazhdon me këto sjellje, duke u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç të marrë masa dhe të përfshijë teknologjinë ushtarake.

“Por, ne nuk do të dëshironim të arrijmë në këtë pikë”, ka thënë ai.

Traktati i vitit 1987 i ndalon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, posedimin, prodhimin dhe transportin e armëve raketore. ShBA-ja kishte akuzuar Rusinë nga viti 2014 për shkelje të marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arioli është emri i talentit më të ri shqiptar. Arioli…