Një yll i ri po i ngjitet skenës së muzikës

21 tetor 2018 | 16:33

Arioli është emri i talentit më të ri shqiptar. Arioli është producent, beatmaker dhe këngëtar i stilit më të ri të muzikës hip hop që quhet trap, një miks i tekno e rap-it, lindur në vitet e ’90 në USA, shumë i dashur për të rinjtë që duan diçka më të veçantë nga muzika.

Pak e njohur në ambientin tonë muzikor, ku sundon muzika komerciale ballkanase, trap është stili më i të rinjve evropianë. Fjala trap vjen nga trap house, që do të thotë apartamente të braktisura ku përgatitej dhe shpërndahej droga në Atalante. Por sot muzika thuajse nuk identifikohet më me fillimet e veta.

Ariol në këtë stil vjen origjinal, duke sjell tone e tekste inspiruese. Novembre, Take me away, Fade star, janë singel të tijat në “YouTube”, ndërkohë që është autor i beateve të disa grupeve italiane e amerikane.

“Nuk bëj muzikë me të cilën janë mësuar njerëzit. Bëj muzikën që ma mëson mua ta jetoj jetën ndryshe nga ajo që ma imponon tregu. Nuk jam mall në shitje. E dua artin tim pa kompromis”, ka thënë Ariol për mediet.

Artisti rebel shquhet edhe për origjinalitetin në veshje, ku nuk bëhet një klon i stileve ekstravagante që sundojnë botën e trap e dubstep sot, por shfaqet i thjeshtë, si çdo moshatar i tij që injoron fake-luksin e rrjeteve sociale. Madje thjeshtësia e tij dhe mungesa e protagonizmit arrin kulmin në profilin e vet në “Instagram”, ku shfaqet me emrin Drippinariol dhe nuk poston thuajse asgjë nga muzika e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet derbi i Serisë A në mes dy skuadrave…