Rusia i jep fund luftës në Nagorno-Karabakh, firmoset pakti i paqes

10 nëntor 2020 | 00:06

 Përfundon lufta në Nagorno-Karabakh. Sot është firmosur marrëveshja mes Presidentit azer Aliyev, kryeministrit armen Pashinyan me ndërmjetësimin e Vladimir Putin për t’i dhënë fund konfliktit.

Por cilat janë pozicionet finale, kush humbi dhe kush fitoi? Azerbajxhani ruan territorin që rimori në Nagorno-Karabakh, ndërsa Armenia tërhiqet.

Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord të vendosnin forcat paqeruajtëse ruse në Karabakh. Me marrëveshjen paraprake, trupat ruse do të veprojnë si një kordon demarkacioni midis forcave kundërshtare.

Së bashku me këtë, palët arritën një marrëveshje mbi pjesëmarrjen aktive të qeverisë turke në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Karabakh. Kjo deklaratë e përbashkët nuk parashikon përcaktimin e statusit përfundimtar të Karabakh brenda integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Në mëngjesin e 10 nëntorit, ministrat e mbrojtjes të Azerbajxhanit dhe Armenisë do të mbërrijnë në Moskë për të diskutuar detajet e armëpushimit përfundimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Anisa Bahiti Prej një muaji luftohet në Nagorni-Kharabakh territori…