Rusia kërcënon Lituaninë dhe BE-në për bllokadën e mallrave drejt enklavës ruse, Kaliningrad

08 korrik 2022 | 20:56

Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë “masa të ashpra” ndaj tyre nëse nuk rifillon tranziti i disa mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit.

“Nëse situata nuk stabilizohet në ditët në vijim, atëherë Rusia do të marrë masa të ashpra kundër Lituanisë dhe BE-së”, tha në një deklaratë Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse.

“Çështja ka marrë shumë kohë për t’u zgjidhur”.

Lituania – e cila është anëtare e NATO-s – ka ndaluar tranzitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt dhe nga enklava baltike.

Kaliningrad – një rajon strategjik ku është selia e Flotës Balltike të Rusisë – nuk ka kufi me Rusinë kontinentale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherit kryetar i Komisionit për…