Rusia i kundërpërgjigjet edhe Malit të Zi

02 prill 2018 | 19:48

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të dëbojë një diplomat të Malit të Zi, në përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Podgorica zyrtare, pas dyshimeve se Moska qëndron prapa sulmit me agjent nervor në Britani.

Britania ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi.

Pavarësisht lidhjeve gjuhësore, fetare dhe ekonomike, marrëdhënies mes Moskës dhe Podgoricës janë përkeqësuar, pasi Mali i Zi ka kërkuar raporte më të ngushta me Perëndimin.

Hyrja e Malit të Zi në NATO ngjalli zemërim në Moskë. Autoritetet në Podgoricë kanë thënë se inteligjenca ruse qëndron prapa një tentim puçi më 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur deklaratës së…