Rusia: Luftë me Amerikën nëse sulmon Sirinë

13 prill 2018 | 08:28

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nisja e bombardimeve ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik në Siri, mund të shkaktojë një luftë mes dy vendeve.

“Shmangia e rrezikut të konfliktit është prioritet i menjëhershëm”, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, i cili e akuzoi Uashingtonin se po e vendos në rrezik paqen ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht, në këtë situatë, ne nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi”, ka thënë Nebenzia.

Komentet e tij vijnë në kohën kur fuqitë perëndimore mendohet të jenë duke përgatitur një ofensivë në Siri, gjë të cilën Moska, aleate e saj, e kundërshton me forcë.

Nebenzia e argumentoi rrezikun e përshkallëzimit me praninë ushtarake ruse në vendin e trazuar.

Nebenzia ka kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ku të diskutohet mundësia e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga ana e Perëndimit.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po vazhdon të vlerësoje të dhënat e inteligjencës e të diskutojë me aleatët mbi mënyrën e përgjigjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo shënoi me penallti në sekondat e fundit të…