Rusia mezi po i bën ballë koronavirusit, mbi 11 000 të infektuar sot

10 maj 2020 | 10:58

Gjatë 24 orëve të kaluara, 11 012 raste të reja të infektimeve me koronavirus u shënuan në Rusi. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 209 688 persona.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 88 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi i ri shkoi në 1 915.

Rusia këtë javë ua kaloi Francës dhe Gjermanisë sa i përket shifrës së infektimeve për ta zënë vendin e pestë në botë në listën e shteteve me më së shumti raste, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Ndonëse në fazën e parë të përhapjes Rusia dallohej me shifër shumë të ulët të infektimeve, ky shtet ditëve të fundit vazhdimisht ka regjistruar mbi 10 mijë raste për periudha 24-orëshe dhe duket se numri nuk po shkon duke u zvogëluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji maj ka shënuar rënie drastike të numrit të qytetarëve…