Rusia mohon se ka shkaktuar krizë ushqimore

25 korrik 2022 | 08:43

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një ofensivë diplomatike në Egjipt, ka hedhur poshtë pretendimet se Moska shkaktoi krizën globale të ushqimit, shkruan BBC.

Në një fjalim para ambasadorëve të Ligës Arabe në Kajro, ai tha se vendet perëndimore po shtrembërojnë të vërtetën rreth ndikimit të sanksioneve në sigurinë globale të ushqimit.

Ai i akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen ta imponojnë dominimin e tyre mbi të tjerët.

Pjesa më e madhe e botës arabe dhe e Afrikës është e prekur keq nga mungesa e grurit të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Një marrëveshje historike e nënshkruar të premten për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës mbetet në balancë pasi Rusia sulmoi objektivat në portin e Odesas të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka shkarkuar Arben Ahmetajn…