Rusia njofton se ç’ka vepruar me stafin diplomatik të saj në Ukrainë

12 shkurt 2022 | 11:36

Rusia tha të shtunën se ka vendosur që ta “optimizojë” numrin e stafit diplomatik në Ukrainë nga frika e “provokimeve” nga Kievi dhe palët e tjera, sipas zëdhënëses ruse të Ministrisë së Jashtme.

Maria Zakharova nuk tregoi nëse termi “optimizim” nënkupton zvogëlim të stafit, por tha se ambasada dhe konsullatat ruse në Ukrainë po vazhdojnë t’i kryejnë funksionet e tyre kyçe, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Tensionet mes Perëndimit e Ukrainës janë rritur javëve të fundit për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse afër Ukrainës dhe shtimit të aktivitetit të saj me ushtrime në disa vende, përfshirë Bjellorusinë.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.

Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëron kundërshtime të ashpra ndaj…