Rusia: Porti i Mariupolit funksionon normalisht

25 maj 2022 | 13:48

Disa ditë pas marrjes në kontroll, porti i Mariupolit po funksionon normalisht, tha ministria ruse e mbrojtjes, shkruan skynews.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko tha se Rusia është në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe se Moska “nuk përjashton mundësinë e bisedimeve për zhbllokimin e porteve të Ukrainës”.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, tha se Rusia ishte e gatshme të hapte një korridor humanitar për eksportin e furnizimeve me ushqime nga Ukraina. Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes gjenerali Igor Konashenkov tha se ushtria kishte përfunduar pastrimin e portit nga minat dhe tani porti është funksional.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian tha se po shqyrtonte përdorimin e fondeve të destinuara fillimisht për projektet e zhvillimit në Afrikë për të mbështetur vendet më të ekspozuara ndaj krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Sipas një plani të diskutuar në dy takimet e Komisionit javën e kaluar, gati 600 milionë euro do të përdoren për të mbështetur vendet më të prekura.

Portet e Detit të Zi janë rrugët kryesore të eksportit për tregtinë e grurit të Ukrainës, e cila përbën deri në 9% të furnizimit në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër (e…