Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

25 maj 2022 | 13:39

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër (e enjte) në seancë plenare nga ora 10:00, ku në rend dite janë dhjetë pika, në mesin e tyre edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia  është…