Rusia, ShBA-së: Faji për tensionet në botë është i juaji

17 janar 2020 | 21:24

Ministri i Jashtëm në detyrë i Rusisë, Sergey Lavrov, ka fajësuar politikat “agresive” të SHBA-së për rritjen tensioneve në nivel botëror, e i bëri thirrje Washingtonit dhe Teheranit t’i shtensionojnë raportet ndërmjet tyre. Duke folur në konferencën e tij vjetore për media më 17 janar, Lavrov e cilësoi rrëzimin e avionit ukrainas nga ana forcat iraniane të mbrojtjes ajrore, si një sinjal paralajmërues për të filluar qetësimin e situatës.

“Një rritje e tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e asnjërës prej krizave në rajon”, tha Lavrov. Rrëzimi i avionit në 8 janar, vrau 176 personat në bordin e tij. Tragjedia ndodhi disa orë pasi Irani goditi me raketa balistike dy baza që strehonin forcat e SHBA-së në Irak, si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qasem Suleimani, nga një sulm ajror amerikan. Autoritetet iraniane fillimisht mohuan çdo përgjegjësi, por tre ditë pas incidentit pranuan se avioni u qëllua “pa dashje”.

Lavrov tha se ai nuk po nxirrte “justifikime për askënd”, por operacioni “i pashembullt” i SHBA-së “minoi dhe vuri në dyshim të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar.” Lavrov gjithashtu kritikoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për nxitjen e një mekanizmi përçarës, sa i përket marrëveshjes bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive globale. Partnerët evropianë nuk kanë qenë në gjendje t’i ofrojnë Teheranit një zgjidhje për të shitur naftën e papërpunuar jashtë vendit, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së. Kjo situatë ka bërë që vlera e monedhës së Iranit të bjerë, duke ngritur nivelin e inflacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk ofroi dorëheqjen e tij pas…