Rusia teston raketën e gjeneratës së re! Putin: Në rast agresioni, armiqtë e Moskës nuk do të mbijetojnë

06 tetor 2023 | 22:00

Rusia ka testuar me sukses, një raketë të re të fuqishme me kapacitet bërthamor dhe nuk përjashtoi mundësinë se mund të zhvillonte teste që përfshijnë shpërthime bërthamore, për herë të parë në më shumë se 3 dekada. Është vetë presidenti Vladimir Putin që e konfirmon diçka të tillë, pasi më herët një zëdhënës i Kremlinit refuzoi raportimet për testimin e raketës së quajtur Burevestnik me një rreze veprimi prej disa mijëra milje.

Shumë pak dihet për armën eksperimentale, e njoftuar fillimisht në 2018-tën. Putin i tha gjithashtu audiencës së tij, gjatë fjalimit vjetor në Klubin e diskutimeve Valadai në Sochi, se ishte drejt fundit, puna për raketën balistike ndërkontinentale të quajtur Sarmat. Mirëpo, ndërsa theksoi se Rusia nuk ka në plan të ndryshojë për momentin doktrinën bërthamore, pasi ekzistenca e shtetit rus nuk kërcënohej, ai lëshoi një paralajmërim të fortë për perëndimin…

“Në momentin kur do të detektojmë një sulm të mundshëm raketor kundër Rusisë, nga cilido cep i botës që të vijë, reagimi nga ajri do të jetë aq i fortë dhe nga çdo drejtim, sa asnjë prej armiqve nuk do të kishte shans mbijetese”, tha Putin.

Putin sugjeroi se Moska mund të tërhiqte teorikisht ratifikimin në traktatin që ndalon testet bërthamore të 1996, me pretendimin se SHBA e kishte firmosur, por pa e ratifikuar atë.

Imazhet satelitore që qarkulluan muajin e kalaur treguan se Rusia kishte ndërtuar së fundmi struktura të reja në një zonë të largët në arktik, ku janë kryer më herët testet bërthamore sovjetike. Gjatë të njëjtit fjalim në Sochi, udhëheqësi rus, deklaroi gjithashtu se tragjedia ajrore që kishte vrarë liderin e Vagner, Ivgjeni Prigozhin në muajin gusht, nuk ishte shkaktuar nga ndonjë sulm raketor.

Sipas tij, në trupat e viktimave ishin gjetur copëza granatash dore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar për zhvillimet e sotme në…