Rusia tha se po tërheq trupa nga Ukraina, mbrëmë bombardoi Lisiçanskun

30 mars 2022 | 07:47

Zonat e banuara në qytetin Lisiçansk janë granatuar me artileri të rëndë mëngjesin e së mërkurës, tha guvernatori i rajonit Luhanskut, Serhiy Gaidai, në “Telegeram”.

“Një numër i ndërtesave të larta të banimit janë dëmtuar. Informacioni mbi viktimat është duke u konfirmuar”, tha ai.

“Shumë ndërtesa janë rrëzuar. Ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i shpëtojnë banorët”, shtoi ai.

Lisiçansk ndodhet në lindje të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, pas kërkesës…